Pastori i Gjirit të Tampas, Rodney Howard-Browne, është arrestuar pasi ka refuzuar t’i bindet urshrave për distancimin social në shërbimet e tij të kishës.
Muajin e kaluar, ai u zotua të kurojë koronavirusin në të gjithë vendin.
Howard-Browne është akuzuar për organizimin e mbledhjeve të paligjshme dhe për shkeljen e regullave të Shëndetit Publik të vendosura nga autoritetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Siç shkruan RT, pastori i cili u zotua në fillim të këtij muaji për të mbajtur kishën e tij të hapur gjatë epidemisë, pagoi gjysmë ore pasi u arrestua për lirimin me kusht 500 dollarë.
Pavarësisht se ishte paralajmëruar nga autoritetet të paktën një herë se ai do të përballet me pasoja, pastori mbajti të dielën jo një, por dy shërbime masive. Ai madje siguroi transportin me autobus për 4,000 anëtarët e kongregacionit të tij.
Urdhri i miratuar të premten, ndalon mbledhjet me më shumë se 10 persona dhe kërkon që individët të mbajnë 2 metra distancë në çdo kohë.
Muajin e kaluar, Howard-Browne u mburr se ka “mallkuar” virusin Zika duke e larguar nga Florida dhe premtoi të “bënte të njëjtën gjë me koronavirusin”. Ai pranoi megjithatë se fuqitë e tij kishin kufij: “Unë nuk mund të jetë përgjegjës për çdo qytet, ose çfarëdo. “