Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë spital privat s’është i certifikuar për të kryer analizat për COVID-19” – Agjencia e Barnave


Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka deklaruar sot se nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për spitalet apo laboratoret private në vend për sa i përket analizave për koronavirusin e ri, COVID-19.

Zyrtarisht i vetmi laborator i certifikuar për këtë gjë është ai në Institutin e Shëndetit Publik.

Edhe pse në vend ka spitale private që e kryejnë analizën për COVID-19, zyrtarisht i vetmi laborator i certifikuar deri tani është ai në ISHP.

Reagimi i Agjencisë

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro”  si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *