Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë që duan të largohen në Shqipëria se nesër mund të jetë mundësia e fundit për ta bërë këtë.
Me anë të një video-mesazhi, ambasadorja Kim, thotë se nesër është avioni i fundit niset nesër, më 1 prill drejt SHBA-së dhe të gjithë ata që duan ta kapin, duhet të vihen menjëherë në kontakt me ambasadën.
“Kam një tjetër mesazh për qytetarët amerikanë që janë në Shqipëri. Javën e kaluar u thashë se ka vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime charter me avionë dhe i fundit prej tyre do të niset nesër më 1 prill. Nëse doni të jeni në atë avion, nëse nuk jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju lutem të na kontaktoni menjëherë. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë.” – thotë ndër të tjera ambasadorja në mesazh.