Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen në pikën kufitare të Kakavijës rreth 100 shtetas shqiptarë të ardhur nga Greqia


Rreth 100 shtetas shqiptarë janë bllokuar në këto momente në territorin grek në Kakavijë. Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare nga Pika Kufitare e Kakavijës, raporton Jugulajm.net.

Shtetasit shqiptarë kanë ardhur përmes dy autobusëve të linjave greke të udhëtimit prej qyteteve të ndryshme të Greqisë me qëllim kthimin në atdhe. Hyrja përmes Kakavijës pritet të bëhet konkrete përmes një aprovimi që do të japë Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, autoriteteve policore Kufitare për hyrjen në vend të 100 shtetasve shqiptarë që ngelen të bllokuar në territorin grek pas një urdhri prej Ministrisë së Jashtme Shqiptare, e cila kufizon lëvizjen në drejtim të Shqipërisë të gjithë personave.

Pas hyrjes në territorin shqiptar ata do i nënshtrohen kontrolleve sipas protokolleve në fuqi mbi pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *