Vendosni fjalën kyçe....

E bënë pompist karburanti infermierin që shkoi në Itali, ministria i publikon licencën


Qazim Ismaili është një nga infermierët që u nisën në Itali para pak ditësh në ndihmë të vendit fqinj që është goditur rëndë nga koronavirusi.

Ditën e sotme emri i tij është lakuar në media online e rrjete sociale që shkruajnë se Ismaili ishte pompist karburanti e jo infermier, në nëj fushatë denigruese ndaj tij.

56-vjeçari është në fakt infermier e jo punëtor karburanti në Vorë. Ai është infermier që prej vitit 1993, siç tregohet në dokumentin e Urdhrit të Infermierit, publikuar nga Newsbomb.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar licencën e tij duke shtuar se është e paqartë pa ka nisur një fusatë denigruese ndaj atyre që kanë shkuar në Itali, raporton Newsbomb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *