Fermerët duket se janë goditur fort nga masat shtrënguese të qeverisë nga koronavirusi. Sipërmarrësi Ervin Resuli, i cili është pjesë e Shoqtës së Fermerëve ka publikuar një video, të një kamioni plot me kastraveca që po hidhet në plehra për shkak se nuk po shiten më.
Sipas tij, fermerët e kanë shitur me 10 lekë të vjetra kilogramin e kastravecit, ndërkohë që kostoja është 35 lekë për kg. E pavarësisht kësaj nuk po e blen më njeri.
“Çmimi i kastravecit zbriti deri në 10 lekë/kg e tashmë as po ua marin fare! Ky kamion mban përsipër bukën e shumë familjeve të cilat humbën që mbollën e nuk do ken mundësin të mbjellin përsëri!
Bllokimi i shoferve ,bllokimi total i situatës nga COVID-19, bllokimi i lëvizjeve të brendshme të fermerve, frika nga infektimin me COVID-19 e gjitha kjo sjell një pasiguri ,frikë e dëme të pa rikuperueshme ekonomike.
Sot Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria duhet të lën shoë-n dhe propaganden por t’ju japin dorën këtyre fermerve që në një situatë të mbylljes se kufijve këta do të na mbanin me bukë në plot kuptimin e fjalës ! Unë jam me fermerët !!! NO FARMER, NO FOOD !!!”– shkruan Resuli.
Videoja e publikuar është xhiruar në Samaticë, në Berat.