Dikush ka vjedhur një pikturë të Van Gogh-ut nga një muze në qytetin holandez të Laren. BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 03:15 (sipas orës lokale) në Muzeun Singer Laren.
Muzeu njoftoi se “Kopshti i Pranverës” i Van Gogh, i marrë hua nga Muzeu i Groninger-it, ishte zhdukur.
Muzeu ka qenë i mbyllur për shkak të koronavirusit. Drejtori i saj, Jan Rudolph de Lorm, u tha gazetarëve se ai ishte “tepër i mërzitur” për vjedhjen.
Vlera e pikturës nuk dihet aktualisht.
Muzeu u hap në vitet 1950 për të pritur koleksionin e artistit amerikan William Henry Singer dhe gruas së tij Anna.