Vendosni fjalën kyçe....

Harta e qyteteve të prekura në Shqipëri, ku janë 20 rastet e reja


20 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 243.

Për të dytën ditë radhazi, nuk ka qytete të reja që i shtohen hartës së qyteteve të prekura në vend, ndërsa rastet e reja janë shtuar në Tiranë (5 raste), Durrës (12 raste), Shkodër (1 rast), Mirditë (1 rast) dhe Korçë (1 rast).

Ndërkohë mësohet se mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv , dy pacientë.

Njëra është një grua 82-vjeçare nga Tirana dhe tjetri një 62-vjeçar nga Durrësi, të dy me sëmundje bashkëshoqëruese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *