Vendosni fjalën kyçe....

Ishin bllokuar për orë me radhë në Kakavijë, lejohen të futen shtetasit shqiptarë


Disa shqiptarë të cilët ishin bllokuar prej mesditës së sotme në zonën neutral kufitare në Kakavijë mes dy shteteve Shqipërisë dhe Greqisë, u lejuan mbrëmjen e sotme të futen në vend.

Në pikën kufitare të Kakavijës dhe çdo pikë tjetër kufitare, lejohet të kalojnë vetëm kamionët e mallrave, ndërsa deri ditën e nesërme do të lejohen të futen edhe personat që kanë mbetur në vendin fqinjë.

Më pas shqiptarët në Greqi nuk do të mund të vijnë në kufi pasi kryeministri grek ka lajmëruar se do të kthehen mbrapsht ata që do të lëvizin drejt kufirit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *