Në shifrat e publikuara ditën e sotme për koronavirusin në Itali duket një rënie e ndjeshme e rasteve të reja me të infektuar, ndërsa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë edhe në të dhënat e ditës së sotme.
Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 837 persona.
Numri i personave të infektuar ka shkuar në 77635, ku sot u konfirmuan 2107 raste të reja, ndërsa dje rastet e reja ishin 1648, sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Itali.
Ndërsa numri i personave të shëruar ka shkuar në 15729 me 1109 persona që lanë spitalin ditën e sotme.