Vajza e Qazim Ismailit, njërit nga 20 infermierët shqiptarë që janë nisur drejt Italisë në ndihmë të kolegëve të tyre ka reaguar pas lajmeve të ditës së sotme, se ai ishte pompist karburanti.
Ajo ka publikuar disa dokumente zyrtare që tregojnë profesionin e babait të saj. Dokumentet janë botuar ekskluzivisht nga faqja JOQ Albania.
Në mesazhin e saj ajo thotë se i ati ka kryer shkollën e duhur dhe se ka bërë edhe punë të tjera të ndershme për të mbajtur familjen ndërsa shton edhe dokumentet për të cilat thotë se janë prova për gazetarët.
Tre nga dokumentet janë Urdhri i Lartë i Infermierit dhe nga Shkolla e Lartë e Infermierisë. Sipas tyre, Ismaili leje për ushtrimin e profesionit deri në vitin 2021 si dhe është anëtar i Urdhrit të Infermierit.