Vendosni fjalën kyçe....

Mark Zuckerberg: Do të investoj 100 milionë dollarë për gazetarët dhe mediat lokale


Mark Zuckerberg ka njoftuar të hënën se do të ndajë një fond prej 100 milion dollarësh për të mbështetur gazetarinë lokale dhe lajmet mbi pandeminë e koronavirusit, duke e konsideruar këtë si investim.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur ekosistemin e lajmeve dhe për t’u siguruar që të gjithë kanë qasje në informacione të sakta dhe në kohë, ne jemi duke investuar 100 milion dollarë në fonde të reja për të mbështetur gazetarët, veçanërisht ata që janë të përqendruar në lajmet lokale.

Tani gazetarët po punojnë në kushte shumë të vështira për të informuar komunitetet e tyre dhe shumë organizata të lajmeve janë në vështirësi për shkak të ndikimit ekonomik të virusit”- tha Mark Zuckerberg në një postim.

Ai vijon më tej duke thënë se për shkak të pandemisë: “Lajmet lokale janë veçanërisht të goditura”, kështu që kompania e tij po kryen 25 milionë dollarë për të financuar urgjencën përmes “Projektit të Gazetarisë në Facebook”, dhe 75 milionë dollarë të tjera në marketing për të mbështetur gazetarët dhe organizatat e lajmeve që mbulojnë krizën.

Zuckerberg thotë se kjo do jetë një shtesë, e 300 milionë dollarëve që sipas tij janë angazhuar deri tani në mbështetje të lajmeve, e lajmeve lokale në veçanti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *