Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 37 mijë të vdekur dhe 786 mijë të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën (HARTA))


Rritet në 37 820 numri i viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga John Hopkins University.

Siç e shikoni në hartën e mëposhtme, rekordin për numrin e viktimave vijon ta mbajë Italia, me plot 11 591 të vdekur. Pas Italisë, vijnë Spanja dhe Kina.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në të gjithë botën ka shkuar në 786 228, mes të cilëve janë shëruar deri tani 166,041 pacientë.

Siç vërehet në hartë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë kanë numrin më të madh të të infektuarve në tërë botën, duke numëruar 164 603 persona të konfirmuar pozitivë. Ndërsa numëron dhe 3146 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *