Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë nga koronavirusi e mitura në Belgjikë


Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur lidhur me koronavirusin në Belgjikë, duke u bërë personi më i ri në vend, njoftuan autoritetet. Numri i vdekjeve të epidemisë ka tejkaluar 700 në Belgjikë.

Humbja e fëmijës nga sëmundja është “një moment emocionalisht i vështirë” jo vetëm për familjen, por edhe për mjekët dhe studiuesit,” tha të martën zëdhënësi belg i qendrës së krizës, Emmanuel Andre, ndërsa njoftoi vdekjen.

“Ne po mendojmë për familjen dhe miqtë e saj. Është një ngjarje që është shumë e rrallë, por një që na shqetëson shumë,” shtoi ai siç citohet nga AP.

Belgjika ka identifikuar gjithsej 12,705 raste Covid-19. Që nga e hëna 98 njerëz kanë humbur jetën nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 705.

Vendi pret të kalojë kulmin e epidemisë në ditët në vazhdim, tha Andre, i cili shpreson se do të ndodhë përpara se spitalet e tij të arrijnë pikën e tyre të ngopjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *