Vendosni fjalën kyçe....

“Ndihmë urgjente biznesit që të mos kalojmë në kolaps ekonomik, duhen anuluar koncesionet” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike tha se kategoria e të moshuarve duhej ndihmuar sa më shpejt e të jetë në qendër të vëmendjes.

Ai tha se duhen gjetur zgjidhje për këtë kategori.

“Ka disa mënyra se si mund të ndihmojmë të moshuarit. Duhet të jenë në qendër të vëmendjes. E pafalshme që të kenë mungesë likujditeti. Zgjidhja e menjëhershme është që të gjithë kenë likujditet. Të gjithë duhet të përfitojnë para cash nga paketa ekonomike. Një nga modelet që po përdoret në disa vende është caktimi i një orë të veçantë të daljes së moshave të treta. Ky është një model që s’ka pse mos të shqyrtohet. S’jam ekspert i kësaj fushe e s’marr përsipër të bëjë atë, por kjo moshë duhet të ketë vëmendje të duhur dhe pa burime financiare siç po shohim dhe dëgjojmë.” – tha Basha.

Më tej ai deklaroi se Shqipëria mjafton të marrë shembullin e Kosovës apo Maqedonisë së Veriut për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe për administrimin sa më mirë të situatës, duke vënë theksin te ndihma ndaj biznesit në mënyrë që vendi të mos shkojë në kolaps ekonomik.

“S’ka nevojë që të merreni me modelet e vendeve që kanë fuqi të tjera. Le të rrimë tek Kosova, Maqedonia e Veriut. Ne kemi propozuar një paketë të plotë, që ka të bëjë me aspektin e masave në shëndetësi, detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Efektet e shtresave në nevojë dhe se si mund të garantojmë mirëfunksionimin e institucioneve në këto kohë krize. Përgjigja për pyetjen se ku ti gjej paratë është e qartë; anulo kontratat koncensionare 120 mln euro . Rialoko 140 mln euro, nga shpenzimet operative, luksi, që s’janë domosdoshmëri në kohë krize. Kjo do të administronte një situatë 2-3 mujore krize.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *