Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shfuqizon nesër taksën ndaj mallrave serbe, e zëvendëson me reciprocitet


Nga dita e nesërme pritet të hyjë në fuqi shfuqizimi i taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, që do zëvendësohen nga reciprociteti tregtar e politik.

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës deklaruan se kjo ka të bëjë me vendimin e marrë nga qeveria në datën 20 mars. Në bazë të këtij vendimi, qeveria zëvendëson taksën “Haradinaj” me reciprocitetin.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë këto masa do vendosen bazuar në veprimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës ndaj Kosovës.

“Të gjitha këto masa janë në nivelin e reciprocitetit real, praktikë të formës së aplikimit të politikave që bën Serbia ndaj mallrave dhe aspektit tregtar me Kosovën”, tha Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *