Presidenti amerikan, Trump, ka falenderuar Rusinë e Kinën për dërgimin e ndihmave të ndryshme për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi i ri.
“Ne kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me shumë vende. Kina na dërgoi disa furnizime e kjo është diçka fantastike. Rusia na dërgoi një furnizim të madh me pajisje mjekësor, gjë që ishte diçka shumë e këndshme. Ka edhe vende të tjera që na kanë dërguar gjëra dhe u befasova.” – tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Trump nuk e specifikoi se çfarë lloj ndihme kishin siguruar Moska apo Pekini.