Vendosni fjalën kyçe....

Turqi: 131 viktima dhe 9217 të prekur nga koroanvirusi


Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri në Turqi në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 131, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

”Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 9 217, pasi 1 815 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin vetëm në 24 orët e fundit, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, gjithsej 105 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat treguan se 568 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 9 982 teste, dhe e çojnë numrin e përgjithshëm të testimeve të kryera deri më tani ka arritur në 65 446.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *