Vendosni fjalën kyçe....

“Bllokohen të gjitha prokurimet publike përveç atyre që lidhen me koronavirusin”-APP


Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar se ka bllokuar të gjitha procedurat e prokurimit publik edhe atyre që janë në proces.

Nga ky vendim shpëtojnë vetëm prokurimet që kanë lidhje me koronavirusin.

Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *