Vendosni fjalën kyçe....

Dëbora përfshin veriun e vendit, zonat ku duhet bërë kujdes


Që prej natës së mbrëmshme, pjesës veriore e verilindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Sipas ARRSH-së, reshjet kanë prekur Dibrën, Tropojën, Pukën, Kukësin e Shkodrën.

Në njoftimin zyrtar u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdori zinxhirët pasi në shumë zona trashësia e dëborës është 40 centimetra.

“Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura, njoftoi ARRSH, – e kryesisht në veri ka pasur reshje bore si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.

 Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.

 Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm. Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.

Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *