Vendosni fjalën kyçe....

Edhe sot situatë e rëndë nga koronavirusi në Itali dhe Spanjë (Shifrat)


Spanja dhe Italia vazhdojnë të regjistrojnë shifra të larta nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Spanjë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin spanjoll janë regjistruar 864 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.053 që prej fillimit të shpërthimit të COVID-19.

Numri i personave të prekur nga virusi potencialisht vdekjeprurës, ka kaluar në mbi 100,000, duke e bërë Spanjën vendin e tretë që arriti në këtë pikë, pas SHBA. dhe Italisë. Plot 7,719 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve, 1.500 më pak se numri i të prekurve se një ditë më parë.

Itali:

Numri i viktimave në 24 orë në shtetin italian kapi shifrën e 727 personave duke e çuar numrin total të vdekjeve në 13,125.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali ditën e sotme është 4782 dhe në total shifrat shkuan në 110,574 të infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *