Turneu Grand Slam i tenisit Wimbledon 2020 është anuluar zyrtarisht për shkak të pandemisë Covid-19, njoftoi të mërkurën, Klubi i Tenisit (AELTC).
Kampionati i 134-të i Wimbledon do të zhvillohej nga 29 qershori deri më 12 korrik, por përkundrazi do të mbahet tani nga 28 qershori deri më 11 korrik 2021.
“Me keqardhje të madhe bordi kryesor i All England Club dhe komiteti i menaxhimit të kampionateve kanë vendosur sot që Kampionatet 2020 të anulohen për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik, të lidhura me epideminë e koronavirusit”, tha AELTC në një deklaratë.
Është hera e parë në 75 vjet që turneu është anuluar. Lufta e Dytë Botërore i ndaloi organizatorët të organizonin turneun në fushën me bar në vitet 1940-1945.