Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të anulojë koncesionet dhe t’i çojë fondet në ndihmë të mjekësisë, bizneseve e qytetarëve.
Ai tha se PD-ja i ka bërë propozimet e saj dhe i vjen mirë që një pjesë e tyre janë zbatuar nga qeveria.
Basha tha se masat duhen marrë shpejt për të shmangur rënien e vendit në gremino social-ekonomike.
“Plani që kemi paraqitur 3 muaj, me një shumë prej 90 milionë eurosh. Nëse do anuloheshin koncesionet kishim gjetur 260 milionë euro për t’u investuar në shëndetësi, për bizneset e qytetarët.
Ekonomia shqiptare është rrënuar nga politikat e gabuara, korrupsioni i lartë, abuzimi, koncesionet e keqqeverisjes. Kemi mundësinë të shmangim rënien e Shqipërisë në një greminë social-ekonomike.
Paketa jonë është e qartë dhe disa nga masat që kemi propozuar janë pranuar. Sot në xhepa e frigoriferat e shqiptarëve janë bosh. Qeveria duhet të testojë sa më shumë qytetarë dhe sakrifica e qytetarëve shkon kot sepse në vijim qytetarët mund të vijojnë të infektojnë njëri-tjetrin. Buxheti prej 25 milionë eurosh për shëndetësinë është i pamjaftueshëm. Së dyti, 50% e qyterarëve mezi mbyllin muajin dhe jo në periferi por në Tiranë e gjithandej. Jemi në urgjencë jo sepse themi ne por sepse kjo është e vërteta. Në fund të muajit xhepat e tavolinat e shqiptarëve kërcasin. Thirrja ime është që të veprohet menjëherë. Shtyrjen e detyrimeve financiare të medias si një hap i parë.” – tha Basha.