Vendosni fjalën kyçe....

“Jepjani një të riu” – E moshuara belge me koronavirus ndërron jetë pasi refuzoi respiratorin


Suzanne Hoylaerts

Një grua 90-vjeçare në Belgjikë ka ndërruar jetë, pasi refuzoi të përdorte respiratorin duke kërkuar që në vend të saj ta përdorte një i ri që kishte nevojë për të.

Siç shkruan “Mirror”, e moshuara Suzanne Hoylaerts u pranua në spital dy javë pasi ajo filloi të kishte probleme me frymëmarrjen dhe humbje të oreksit.

Gruaja nga Binkom rezultoi pozitive në testin për koronavirusin dhe u vendos në izolim. Por gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt.

Kur mjekët i sugjeruan të përdorte një respirator për ta ndihmuar me frymëmarrjen, zonja Hoylaerts nuk pranoi por kërkoi që dikush më i ri ta përdorte.

“Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për pacientët e rinj. Unë kisha një jetë të mirë”- është shprehur ajo. Zonja Hoylaerts vdiq dy ditë pasi u pranua në spital.

Në Belgjikë, deri tani kanë vdekur 705 njerëz pasi testuan pozitivë për Covid-19. Vendi tani ka 12,775 raste zyrtare të koronavirusit. Një 12-vjeçar belg konsiderohet si viktima më e re nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *