Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi mbetur pa punë e ushqime. Kur shkojmë te bashkia na përzënë e na shajnë” – Banorët e lagjes së Beratit


Banorët e lagjes Uznovë në Berat kanë bërë thirrje për ndihmë. Ata kanë ngelur pa punë, pa ushqime dhe pa asnjë përkrahje nga bashkia.

Banorët e kësaj lagjeje periferike ushqehen prej vitesh duke shitur prodhimet e tokave bujqësore, duke mbledhur kanacce e duke shitur fara luledielli.

Vendosja e kufizimeve në lëvizje për shkak të koronavirusit i ka lënë ata prej më shumë se një muaji pa asnjë të ardhur dhe pa mundësi për t’u ushqyer.

Sipas tyre,edhe pse çdo ditë flitet se nga ana e bashkive po shpërndahen ndihma për familjet në nevojë, për të sëmurët apo pensionistët e vetmuar,askush nuk ka ardhur në këtë lagje për ti dorëzuar atyre ndihma ushqimore.

“Kemi mbetur pa punë dhe pa ushqim. Ne shisnim kanaçe,prodhime bujqësore etj por tani jemi pa punë dhe askush nuk ka ardhur të na pyes se çfarë nevojash kemi apo të na ndihmojnë me ushqime. Jemi kredhur në borxhe duke marrë pa lekë ushqimet në dyqanet e lagjes dhe sa herë që shkojmë në bashki dhe ankohemi,na përzënë e na shajnë.” – shprehen banorët.

(Video Credit: Balkanweb)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *