Kina i ka dhuruar Shqipërisë një sasi testesh për COVID-19.
Lajmi është pubikuar nga Instituti i Shëndetit Publik që thotë ndër të tjera se sasia e testeve është dorëzuar nga ambasada kineze në Tiranë.
Në njoftimin e bërë në Facebook, nuk thuhet sasia e testeve të dhuruara nga ambasada kineze.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!” – thuhet në njoftimin e ISHP-së.