Vendosni fjalën kyçe....

Kriza e koronavirusit, dy vëllezërit shqiptarë ofrojnë bukë falas në Bergamo (VIDEO)


Dy vëllezërit shqiptarë po shërndajnë bukë falas në qytetin e Bergamos, në një gjest solidariteti dhe dhembshurie në këtë kohë të vështirë që po kalon Italia.

Vëllezërit Skuqej me origjinë nga qyteti i Shkodrës, kanë një furrë buke në zonën e Monterosso në Bergamo.

Rati i tyre u tregua në “Euronews”, ku Mirvjen Skuqej tha se pavarësisht vështirësive, bashkë me vëllain e tij kanë preferuar që ta mbajnë hapur biznesin duke prodhuar çdo ditë bukë.

“Situata është shumë keq, por faliminderit Zotit duke qenë se ne si vëllezër jemi mirë me shëndet, kemi vendosur që ta mbajmë hapur biznesin për të prodhuar bukë.

Kjo është në shenjë respekti për gjendje e rënduar dhe ne e kemi bërë si ofertë. Ka disa familjarë që ua çojmë falas bukën”, tregon Mirveni për gazetaren Ilva Tare.

Shqiptari tregon se kjo kohë që po kalojnë për shkak të koronavirusit i ka lodhur psikologjikisht italianët. Ai thotë se përsa i përket biznesit të vet, nuk e di nëse do të ketë ndonjë lloj ndihme nga autoritetet.

 “Nuk kam komunikuar ke autoritet, deri tani nuk ka pas asnjë lloj ndihme. E përjetojnë shumë keq si situatë, janë shumë të frikësuar. është një lodhje psikologjike shumë e madhe. Na lodhin dhe neve, duke parë njerëz duke qarë. Mosha e madhe e vuajnë shumë këtë histori, për shkak se humbin shumë njerëz dhe që nuk u japin dot lamtumirën e fundit”, tregon ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *