Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka drejtuar një letër presidentit Hashim Thaçi, vetëm pak minuta para nisjes së takimit të tyre në presidencë.
Në këtë letër, Kurti thotë se çështja e vetme që do të bisedojë sot me Thaçin, është që të gjendet koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti konsideron se pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, e vetmja rrugë mbetet shpërndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.