Vendosni fjalën kyçe....

Ky është Sunny, qeni “hero” që i çon ushqimet fqinjës së izoluar në banesë


Historia e Sundance, qenit i cili po ndihmon fqinjën e tij që të mos dalë nga banesa, është bërë virale.

Siç shkruan “Mirror”, Sundance po e ndihmon fqinjën e tij duke shkuar në vend të saj në dyqanin e ushqimeve dhe duke ia çuar asaj produktet në banesë.

Fqinja Renee Hellman ka sëmundje pulmonare obstruktive kronike, çka e bën atë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Duke dashur që të ndihmojë Renee-në të qëndrojë e sigurt, Karen Evelth e trajnoi qenin e saj që t’i çonte asaj ushqimet në shtëpi.

Çdo mëngjes, qenushi bën udhëtimin e shkurtër përgjatë një shtegu të ngushtë midis dy shtëpive në Kolorado, për të marrë listën e produkteve që kërkon Renee, të cilën ai e mban në gojë për t’u rikthyer te Karen.

Ata më pas nisen për të marrë gjithçka që duhet, ku Karen mban gjërat e saj dhe Sundance mban në gojë çantën e produkteve për fqinjën.

Filloi si një provë për të parë nëse Sunny (siç i thërrasin shkurt qenushit) mund ta kryente këtë detyrë dhe ai vazhdoi ta bënte këtë për disa javë.

Renee tha që Karen ishte një fqinje e shkëlqyeshme dhe se kur e ka parë qenushin në derën e saj nuk mund t’u besonte syve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *