Qeveria ka vendosur të shtyjë për një afat të pacaktuar mbylljen e shkollave e bizneseve në vend. Vendimet janë firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.
Fillimisht kufizimet ishin vendosur deri në datën 3 prill por me vendimin e sotëm ato shkojnë në përfundimin e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19, në një afat ta pacaktuar.
Në vendimet e mëposhtme thuhet gjithashtu se në vend nuk do kryhet asnjë operacion i planifikuar në spitalet shtetërore e private.
Aktualisht në vend janë 259 të prekur nga koronavirusi i ri ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15.
Ditën e sotme ka nisur aplikimi i personave që kanë humbur përkohësisht punën për të përfituar pagesën e papunësisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 260 mijë lekësh të vjetra në muaj për 13 mijë tatimepagues e 60 mijë të punësuar.