Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Edhe punonjësit e shkollave, kopshteve private dhe taksitë do përfitojnë “pagën e luftës”


Kryeministri Edi Rama në një dalje publike për mediat deklaroi se nga paketa e ndihmës do përfitojnë edhe punonjësit e kopshteve dhe shkollave private si edhe taksitë që nuk i kalojnë 140 mijë dollar xhiro në vit.

Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë”, tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri tha se këto ditë, ashtu siç është premtuar mjekët e infermierët e sanitarët në vijën e zjarrit të luftës me koronavirusin do kenë përveç rrogës edhe bonusin.

Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.

Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *