Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është rritur në 67,366 tregojnë statistikat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet invektive.
Siç tregon RKI, kishte 5.453 më shumë raste shtesë në krahasim me një ditë më parë, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 149, duke shkuar në total 732.
Landet dhe qytetet gjermane më të prekura nga koronavirusi, siç e tregon dhe harta janë Bayern (me 16497 dhe 225 viktima), Nordrhein-Westfalen (me 14,351 raste dhe 134 viktima), Baden-Württemberg (me 13410 raste dhe 197 viktima).