Ka shkuar në 10 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person që ishte prekur me CoVid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë të cilët bënë të ditur se një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me koronavirusin e ri që më pas i shkaktoi vdekjen.
Ndërkohë gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 25 persona të tjerë ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.
“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prillit. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.