Një prilli njihet si “Dita e Gënjeshtrave” dhe çdo vit në këtë datë, qytetarët në shumë vende të botës, madje edhe institucionet bëjnë shaka nga më të ndryshmet.
Por ky është një vit i vështirë për të bërë shaka për shkak të koronavirusit dhe Ministria e Shëndetësisë në Gjermani ka një paralajmërim për qytetarët e saj.
Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë ka paralajmëruar se koronavirusi nuk është për të qeshur.
“Informacioni i besueshëm është veçanërisht i rëndësishëm në luftën kundër Koronavirusit. Për të rritur pasigurinë, disa po përpiqen të përhapin lajme të rreme. Rrengjet ose historitë e shpikura për koronavirusin më 01 prill mund të kontribuojnë në shtimin e pasigurisë. Ju lutemi na ndihmoni në parandalimin e kësaj. Sepse: Koronavirusi nuk është shaka.” – thuhet në postim.
Gjermania është vendi i pestë më i prekur në botë nga koronavirusi.