Vendosni fjalën kyçe....

S&P: Shqipëria nder 15 vendet më të goditura në botë prej COVID, preket rëndë turizmi


Agjencia e Vlerësimit të borxhit S&P Global Rating zhvilloi këto ditë një analizë të posaçme për ndikimin e emergjencës që ka krijuar COVID 19 në financimet e jashtme për vendet që i kanë të bazuara këto në prurje nga sektori i turizmit.

Skenarët e S&P kanë stimuluar ndikime disi të ndryshme duke parashikuar rënie te të ardhurave në sektorin e turizmit që arrijnë nga 11 deri në 27% në 122 vende në të cilat që do të përjetojnë rënie.

Analiza tregon se Shqipëria është në mesin e 15 vendeve bashkë më Barbados, Aruba, Belize, Cape Verde, Mali i Zi që do të përjetojnë humbjet me të mëdha.

Për shkak të nevojave tashmë të mëdha të financimit të jashtëm, disa vende të mëdha të eurozonës do të pësonin përkeqësim material në likuiditetin e tyre të jashtëm, përfshirë Greqinë, Qipron dhe Portugalinë.

Në skenarin “ekstrem”, gjithsej nëntë shtete do të pësonin një përkeqësim në financimin e jashtëm bruto me të paktën 10% të arkëtimeve të llogarisë rrjedhëse.

Analiza e S&P sugjeron “Ekonomia e Diellit, Detit dhe Rërës”, do të jetë më ekspozuar nga efektet e covid-19.

Rajoni i dytë me ndikimin më të lartë negativ në rang global do të jetë Ballkani. Sipas S&P edhe në skenarin e stresit më të ulët këto vende do të humbasin nga prurjet e turizmit nga 1,9-2.2 për qind të PBB-së.

Edhe eksportuesit e tjerë më të mëdhenj të turizmit si, si Portugalia, Turqia, Spanja dhe Australia mund të kenë rënie të të PBB-së në turizëm midis 0.9-2.5 %.

Pandemia e COVID-19 duket se ka kaluar shpejtësinë e përhapjes më shumë se çdo infeksion tjetër. Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar se Evropa tani është epiqendra e pandemisë, duke reflektuar përhapjen e saj të shpejtë në nivel global.

Pasojat për ekonomitë në të gjithë botën janë tani materiale, me një gjasë të madhe të një recesioni global.

Të dhënat fillestare nga Kina sugjerojnë një ndikim domethënës në ekonomi të masave që distancimit social nga sa kishin parashikuar më parë. Këto masa tani janë shtrirë pothuajse në të gjithë Europën.

Shumë sektorë janë prekur nga kjo situatë, por sektori i turizmit do të jetë më i godituri.

Masat karantinë siç janë ato të njoftuara kohët e fundit nga autoritete të ndryshme evropiane (përfshirë mbylljen e kufijve plotësisht) kanë çuar në anulime të fluturimeve brenda dhe jashtë këtyre vendeve.

Numrat e udhëtimit nga viti në vit janë dukshëm në rënie, aksionet e linjës ajrore dhe të udhëtimit kanë ecur në tregjet globale të kapitalit, dhe ne kemi parë tashmë falimentimin e parë të linjës ajrore, Flybe, si një rezultat indirekt i shpërthimit

Për shumë vende turizmi është burim kryesor i këmbimit valutor, rritjes së PBB-së dhe të ardhurave fiskale. Shkalla e ngadalësimit të sektorit aktualisht është subjekt pasigurish të konsiderueshme. Sidoqoftë, një ngadalësim i zgjatur do të bëjë vendet që varen nga turizmi më pak të besueshme për kreditim.

Në të gjithë skenarët e S&P, tkurrja e rritjes pasohet nga një rikthim në nivelet e mëparshme në 2021. Vlersimet tregojnë për një goditje një vjeçare në rritjen e PBB-së ka të ngjarë të çojë në një përkeqësim të njëanshëm të parametrave fiskale në vitin2020, i cili përkeqëson borxhin e publikut.

Tabaku: Qeveria të zgjerojë paketën e ndihmës

ISH-deputetja e PD Jorida Tabaku pasi analizoi vlerësimin e S&P tha se, ekonomia e brishtë rrezikon shumë nga kjo krizë edhe sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha shtresa e mesme që ka mbajtur peshën e taksave të larta, bizneset e vogla që mbajnë mbi 200 mijë familje pak mbi kufirin e varfërisë po goditen rëndë nga masat e marra prej pandemisë.

Konsumi i qytetarëve ka rënë, investimi i bizneseve për të zgjeruar biznesin e tyre ka rënë. Pagat janë të ulëta ndërsa kostoja e jetesës është rritur.

Tabaku tha se, nëse qeveria nuk ndërhyn sot për të shpalosur një plan ekonomik serioz në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike. Shuma qesharake prej 14 mln lekësh vetëm për një të tretën e bizneseve të vogla është pamjaftueshme.

Sipas saj, qeveria duhet të ndalë menjëherë çdo tender e koncesion që sot po gërryen buxhetin e shtetit, dhe të vendosë në dispozicion të familjeve shqiptare, të vetëpunësuarvë, të pensionistëve dhe te familjeve në nevoja të gjitha burimet e nevojshme nga buxheti si dhe të përdorë lehtësimet fiskale që Partia Demokratike ka propozuar për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *