Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga koronavirusi 13-vjeçari në Britani, familjarët: Nuk kishte probleme të tjera shëndetësore


Ndërron jetë një djalë 13-vjeçar në Britani, i cili kishte rezultuar pozitiv pas testit për koronavirusin.

BBC shkruan se i mituri i quajtur Ismail Mohamed Abdulwahab, vdiq në Spitalin e King’s College herët të hënën.

 Ai mendohet të jetë personi më i ri i infektuar nga koronavirusi, që ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.

Familja e Ismailit thanë se ata ishin “të shkatërruar” nga vdekja e tij, në një deklaratë të publikuar nga një mik i familjes.

Ata thanë se 13-vjeçari nuk kishte patur probleme të mëparshme të dukshme shëndetësore dhe testoi pozitiv për Covid-19 të premten, një ditë pasi ai u shtrua në spital.

Familja e Ismailit tha që ai ishte pranuar në spitalin në jug të Londrës pasi ai kishte filluar të shfaqte simptoma për koronavirusin dhe kishte patur vështirësi në frymëmarrje.

“Ai u vendos në një respirator dhe më pas u fut në një gjendje kome, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Sipas dijenisë tonë, ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Ne jemi më shumë se të shkatërruar”– thuhet në letër.

Mark Stephenson, drejtori i kolegjit në Madinah College, ku motra e Ismailit punon si mësuese, ka ngritur një fondesh për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit.

Ismaili ndërroi jetë pa patur afër asnjë anëtar të familjes, për shkak dhe të natyrës së sëmundjes infektive. Duket se po thyhet miti që koronavirusi nuk është i rrezikshëm për fëmijët.

Kujtojmë se dhe në Belgjikë, ka ndërruar jetë një vajzë 12-vjeçare nga koronavirusi, në Francë ka ndërruar jetë një i ri 16-vjeçar dhe në Portugali një djalë 14-vjeçar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *