Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar një video me dëshmi nga disa pensionistë në vend për të demaskuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama kur ai thotë se po ndihmohen nga shteti.
Sipas Vokshit, Rama gënjen, pasi në video me zë dhe figurë janë pensionistë të ndryshëm të cilët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.
“Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit.
Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti. Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë dy lekëshe”-shkruan Vokshi.