Vendosni fjalën kyçe....

“Anijet dhe kroçieret të qëndrojnë vetëm për tu furnizuar në port”-urdhri i DPD-së


Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lëshuar një urdhër nga i cili preken të gjitha anijet apo krocerat për përdorim turistik.

Nga ky urdhër ndalohen që këto anije të qëndrojnë në porte përtej kohës së furnizimit me naftë, ujë apo ushqime.

Kjo bëhet me qëllim mosbllokimin e kalatave të portit për anijet tregtare.

Njoftimi i plotë:

Urdhër! Kapitenerive të Porteve, Autoriteteve të Porteve Durres, Vlore, Sarande, Shëngjin dhe Agjencive Detare. Duke ju referuar kerkesave te anijeve te kenaqesisë, jahteve dhe Kroçera urdhëroj:

1-Do te lejohen jahte dhe kroçera te qëndrojnë në porte dhe në rada vetëm për kohen e furnizimit te tyre me nafte, ujë ose ushqime.

2-Asnje jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qëndrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit te mallrave.

3-Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga auturitetet.

Mos zbatimi i urdherit i ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *