Kuba ka kritikuar ashpër atë që e ka cilësuar si bllokadë kriminale nga ana e SHBA-së të pengimit të ndihmave të nisura nga Kina për shkak të embargos ndaj vendit të Amerikës Qendrore.
Paketa e nidhmave ishte dhuruar nga bosi i Alibabam Jack Ma dhe përfshinin pako për testimin e Covid-19 dhe ventilatorë.
“Bllokada kriminale e qeverisë perandorake shkel të drejtat e njeriut të popullit kuban,” shkroi presidenti Miguel Diaz-Canel në Twitter.
I dërguari i Kubës në Pekin, Carlos Miguel Pereira, shpjegoi se një firmë amerikane ishte punësuar për të transportuar mallrat mjekësore të nevojshme për të luftuar Covid-19, të cilat u dhuruan nga një fond i drejtuar nga Jack Ma, filantropist kinez dhe pronar i gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba.
Sidoqoftë, firma nuk pranoi të dorëzojë dërgesën ‘në minutën e fundit’, tha Pereira. Kuba ka konfirmuar 212 raste të Covid-19, me gjashtë vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.