Demokrati Bylykbashi ka publikuar pjesën e intervistës së kryeministrit Rama për median italiane ku shkruhet se kreu i qeverisë është arrestuar në Bolonja para shumë vitesh.
Bylykbashi shkruan se mundësitë për kryeministrin janë dy, ose ka gënjyer në delir e sipër ose ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit dhe në këto kushte duhet të dorëzojë mandatin.
“E shkruar e zeze mbi te bardhe : “me kane arrestuar njehere ne Bolonja”. Ka dy mundesi zoti Rama:
- Ose ne delir e siper ke genjyer median italiane
- Ose ke genjyer ne formularin e dekriminalizimit.
Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet te pergjigjesh per kete.
Je genjeshtar delirant apo te duhet te dorezosh mandatin si cereku i deputeteve te partise tende?” – shkruan Bylykbashi.