Vendosni fjalën kyçe....

COVID-19/ Shifrat në Francë, Britani dhe Spanjë


Situata në disa vende Evropiane vijon të mbetet e keqe për shkak të koronavirusit, ku bilanci rritet nga dita në ditë.

Francë:

Numri i vdekjeve të koronavirusit në spitalet e Francës ka arritur në 4,503, një rritje prej 471 rastesh në 24 orë, por një shifër pak më e ulët se në ditët e mëparshme.

Në shifrën e përgjithshme janë shtuar 884 vdekje në pensione dhe shtëpi përkujdesi, të dhëna që dalin për herë të parë.

Rastet e konfirmuara në Francë janë në total 59,105  me 2,116 të shtuara në 24 orët e fundit.

Spanjë:

Në të gjithë shtetin spanjoll kanë vdekur 10 096 vetë. Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 709 persona nga virusi.

Po ashtu, në Spanjë janë regjistruar gjithsej 110 238 raste me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 6120 raste me virusin vdekjeprurës.

Britani e Madhe:

569 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britani. Nga ana tjetër janë rritur dhe rastet e të infektuarve, që tashmë janë 33.718.

Numri i njerëzve që rezultojnë pozitivisht për Covid-19 është rritur mesatarisht me rreth 17 përqind në ditë dhe sipas mediave angleze, kurba ende është në ngritje. 2,698 në total kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar nga Koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *