Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar se ata që shkelin karantinën në mes të krizës Covid-19 mund të gdhihen të vdekur, pasi porositi forcat e sigurisë të hapin zjarr ndaj keqbërësve të dhunshëm ndërsa vendi lufton me pandeminë.
Paralajmërimi i rreptë erdhi gjatë një emisioni televiziv të paplanifikuar, gjatë të cilit Duterte i tha policisë dhe ushtrisë që të qëllojnë shkelësit e masave të marra, që janë vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Unë nuk do hezitoj. Porositë e mia janë për policinë dhe ushtrinë, që nëse ka telashe ose lind nevoja teksa njerëzit mund të luftojnë kundër jush dhe jeta juaj rrezikohet, vritini. E kuptoni apo jo. Të vdekur. Do ju dërgoj në varr.” – tha presidenti.