Një baba në Shanghai, Kinë, ka ndërtuar një kuti sigurie për fëmijën e tij.
Teksa vendi aziatik përballet ende me pandeminë Covid-19, ai ka menduar si të mbrojë fëmijën e tij të mitur nga ndonjë infektim i mundshëm.
Kjo kuti është projektuar fillimisht të mbrojë e transportojë macet por babai e ka përshtatur për fëmijën e tij. Kutia ka një monitor që tregon nivelin e dioksidit të karbonit brenda.