Kjo javë pritet të sjellë pikun e të prekurve nga Covid-19, ka thënë mjeku Pëllumb Pipero.
Në një lidhje me News24, ai tha se pritshmëritë ishin kaluar me rastet e shënuara dhe se në javën e tretë të prillit pritej një përmirësim i dukshëm i situatës, gjë që mund të çojë edhe në lehtësimin e disa masave të marra nga qeveria.
“Pritshmëritë tona janë kaluar me rastet e shëruara. Kemi 60-70 të shëruar dhe është një arritje e madhe. Falë masave të marra nga qeveria dhe respektimit nga ana e qytetarëve të masave higjieno-personale, pasojat e pandemisë për fat të mirën uk arritën atë kurbën me majë, të papërballueshme nga strukturat e shëndetësie. E kemi përballuar më së miri deri tani. besoj kështu do shkojë. Besoj që kjo javë do jetë java që tek ne duhet të arrijë pikun, pra numrin e rasteve të reja me COVID. Java tjetër do vijojë me këto ritme dhe në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë. Krahas rënies së numrit shpresoj të zbuten dhe masat e qeverisë, të fillojë një rigjallërim. Piku besoj do jetë kjo javë”, tha Pipero.