Vendosni fjalën kyçe....

KLSH-ja kallëzon penalisht ish-kryebashkiaken socialiste të Gramshit, Luljeta Dollani


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-kryebashkiaken socialiste të Gramshit, Luljeta Dollani.

Pas përfundimit të auditimit, KLSH-ja e ka kallëzuar Dollanin për shpërdorim detyre e abuzim me fondet publike.

Prokuroria e Elbasanit nga ana e saj pas shpalljes së moskompetencës për dosjen Dollani e ka dorëzuar atë në Prokurorinë Speciale Anti Korrupsion, SPAK.

KLSH-ja i ka kërkuar organit të akuzës që të shtrijë hetime edhe te disa punonjës të tjerë të këtij institucioni si anëtarë të komisionit të prokurimeve, të konstatuar me shkelje dhe të përfshirë në këtë aferrë korroptive ndër ta dhe Sekretari i Përgjithshëm pranë bashkisë, Adnand Shuli, njëherësh dhe  kryetar i komisionit të Prokurimeve Publike.

Luljeta Dollani mban aktualisht poston e nënprefektes dhe njëkohësisht anëtare e këshillit bashkiak Gramsh, në shkelje flagrante të ligjit, pasi funksioni i nënprefektit është i papajtueshëm me çdo mandat zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *