Vendosni fjalën kyçe....

Mospagesa e qirasë përplas Ramën me PD-në: Nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit  


Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike, e cila kritikonte atë për nismën për mospagesën e qirasë nga biznesi i vogël apo edhe familjet të cilat kanë dalë të papuna nga situata e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Sipas Ramës, Akti Normativ po bëhet gati ndërsa nisma e tij e publikuar është vetëm parimi, kurse PD-ja është “lëshuar me deklaratën e saj pasi është në dëshpërim”.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qirave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!

Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e OPINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qiramarrësve më hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *