Vendosni fjalën kyçe....

Një foshnjë 5-muajshe me koronavirus në Kosovë


Konfirmohet me koronavirus një fëmijë në Kosovë. Mediat kosovare shkruajnë se foshnja është nga qyteti i Kamenicës.

Siç ka treguar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, një person i ardhur me koronavirus nga Gjermania në fshatin Topanicë, ka dalë pozitiv në testet me COVID-19. Ai ka prekur edhe 11 persona të tjerë në fshatin Topanicë, shumica e tyre janë të rinj, përjashtuar një person në moshë të shtyrë.

Më e rënda është se mes tyre është dhe një foshnje 5 muajshe.

“Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19”, ka konfirmuar Kastrati.

Personi i ardhur nga Gjermania nuk ju është përmbajtur rregullave të vetëizolimit duke i thyer ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *