Vendosni fjalën kyçe....

Putin i jep më shumë kompetenca qeverisë ruse për të luftuar koronavirusin


Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që i lejon qeverisë të deklarojë emergjencën mbarëkombëtare nëse përpjekjet e tanishme nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

RT shkruan se nëse dispozita miratohet, qeveria do të jetë në gjendje të kontrollojë drejtpërdrejt të gjitha ilaçet dhe mallrat mjekësore brenda një sistemi të veçantë reagimi, si dhe të vendosë masa më të rrepta karantine. Do të jetë gjithashtu në gjendje të ngrijë përkohësisht të gjitha rastet e mundshme të falimentimit.

Për më tepër, legjislacioni i ri veçon masa shtesë për të mbështetur industrinë e turizmit të Rusisë.

Aktualisht është imponuar një formë bllokimi në pjesën më të madhe të vendit. Banorët e Moskës, ku janë regjistruar më shumë se gjysma e rasteve të konfirmuara të koronavirusit, duhet të respektojnë një regjim të rreptë të izolimit në shtëpi. Rregulla të ngjashme zbatohen në Shën Petersburg dhe qytete të tjera të mëdha, në shkallë të ndryshme.

Njerëzit të diagnostikuar me Covid-19 dhe të trajtuar në shtëpi së shpejti mund t’u kërkohet të instalojnë një aplikacion të veçantë telefonik, i cili është krijuar për t’u siguruar se ata po e zbatojnë karantinën si dhe lehtëson komunikimin me mjekët në të njëjtën kohë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 440 njerëz të tjerë kanë dalë pozitivë për koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Rusi në 2.777.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *