Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon videon e artistëve shqiptarë, i këndojnë vendit në ditët e vështira të koronavirusit


Emra si Inva Mula, Vikena Kamenica, Kastriot Tusha, Etleva Shemai e shumë të tjerë, kanë kënduar sëbashku por në distancë një këngë për shqiptarët, në këtë kohë kaq të vështirë kur vendi dhe e gjithë bota po përballen me koronavirusin.

Nën organizimin e Suzana Turkut, 50 artistë shqiptarë sollën në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i orkestruar nga Avni Mula.

Kryeministri Edi Rama, publikoi videon e artistëve shqiptarë, duke e cilësuar këngën e tyre si një dhuratë shpirtërore dhe një mesazh të madh shprese.

 “MIRËMËNGJES me një këngë që bashkon dhe artistët të cilët bujarisht na kanë bërë këtë dhuratë shpirtërore, kaq të goditur në këtë kohë të mallkuar, të cilën vetëm me forcën e shpirtit shqiptar do ta kalojmë”- shkruan Rama.

Deri tani në vendin tonë, janë infektuar 259 persona nga koronavirusi, ndërsa kanë humbur jetën 15 qytetarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *