Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpjegon mospagimin e qirasë, si do paguhet për muajt prill dhe maj


Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Opinion” ka shpjeguar aktin normativ i cili pritet të formalizohet për mospagimin e qirasë për dy muaj për bizneset dhe individët e prekur më shumë nga bllokimi për shkak të koronavirusit.

Qiraja e këtyre dy muajve, e pezulluar për disa kategori të caktuara, do të shlyhet në mënyrë proporcionale nga qiramarrësit, pas 31 majit, sipas një dakordësie mes qiramarrësit dhe qiradhënësit.

Rama shpjegoi se ky akt normativ përfshin familjarët që kanë një banesë me qira dhe kanë pezulluar punët, studentët dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit.

Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qiranë për 2 muaj, prill dhe maj.

Po kështu edhe qiramarrësit studentë.
Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qiuaje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, u shpreh Rama
duke shpjeguar që ky akt nënkupton ndërhyrjen e domosdoshme të qeverisë për ta uniformizuar një marrëdhënie, duke i dhënë mundësinë të parëve atyre që janë më në hall: pensionistët familjet në ndihmë ekonomike dhe bizneset e vogla.

Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qiradhënësi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, tha Rama. Por Kryeministri shpjegoi se do të ketë një trajtim specifik për individët të cilët të ardhurat e qirave i kanë mënyrë jetese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *